Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit, sipas të cilave më së shumti vende në parlament ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovsë, e dyta është Partia Demoktratike, e treta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjekti i katërt është iniciativa “Ora”. Mirëpo, asnjëra nga këto subjekte nuk ka fituar shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë në mënyrë të pavarur. Shefi i UNMIK-ut, Jessen Petersen tha se pas vërtetimit zyrtar të rezultateve zgjedhore është e domosdoshme që partitë politike të punojnë shpejt për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë, në mënyrë që të mund të vazhdohet përmbushja e caqeve prioritare për Kosovën.
XS
SM
MD
LG