Ndërlidhjet

AMAN


Një delegacion i udhëheqjes palestineze është nisur drejt Parisit për të vizituar drejtuesin palestinez, Jaser Arafat, që gjendet në kushte tepër të rënda shëndetësore në Paris.
Bashkëshortja e Arafatit, Suha Arafat, për televizionin Al-Jazzira ka deklaruar se vizita në fjalë është komplot kundër Arafatit. Këshilltari i Arafatit, Mohamed Rashid, ka hedhur poshtë këto akuza.
"Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe populli, këshilltarët e Arafatit dhe drejtuesit e tjerë nuk mund ta mbajnë vetëm. Është cështje kombëtare, dhe jo familjare", tha Rashid.
XS
SM
MD
LG