Ndërlidhjet

KABUL


Vazhdojnë njoftimet kontradiktore lidhur me fatin e Shqipe e Hebibit dhe dy kolegëve të saj. Rrëmbyesit kanë kërcënuar se do ekzekutojnë një nga pengjet deri mesditën e sotme, nëse qeveria afgane nuk përgjigjet në kërkesat e tyre. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se nuk ka indikacione se qeveria afgane do t'i lirojë 26 të burgosurit talibanë. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes afgane, Zaher Azimi, ka thënë se e di ultimatumin, por shpreson në lirimin e pengjeve.
"Kombi afgan, qeveria , këshilli i klerikëve dhe popullit afgan shpresojnë se pengjet do të lirohen të pa lënduar", ka thënë Azimi.Momin një nga zëdhënësit e "Ushtrisë së myslimanëve" ka thënë se "pengu i parë që do ekzekutohet do jetë Shqipe Hebibi, pasi ajo ka thënë që është myslimane. Dhe myslimanët që ndihmojnë të pafetë apo amerikanët do ndëshkohen të parët".
Sipas Momin për rrëmbyesit Hebibi është më e rëndësishmja në mesin e tre pengjeve.
Ndërkohë, biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli, ka thënë se nga përgjegjja që ka marrë nga rrëmbyesit, përmes disa njerëzve me ndikim, pret që fati i Shqipes të zgidhet me sukses deri nesër në mbremje. Mësohet se edhe kolegu i Hebibit, diplomati filipinas që mbahet peng i ka bërë një telefonatë familjes.
XS
SM
MD
LG