Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm irakian Iyad Allawi ka vendosur orë policore gjatë natës në një periudhë të pacaktuar në Bagdad, derisa më shumë se 10 mijë ushtarë amerikanë po vazhdojnë ofensivën kundër kryengritësve në Falluja. Njoftimi i Allawit vjen një ditë pasi kishte vendosur orë policore në Falluja dhe Ramadi dhe kishte mbyllur për 48 orë aeroportin ndërkombëtar në Bagdad. Agjencitë e lajmeve njoftojnë për përparim të forcave amerikano-irakiane drejt qendrës së Falluxhasë. Kurse, njoftohet se qendrën e qytetit të Ramadisë po e kontrollojnë kryengritësit. Partia politike e myslimanëve sunitë është tërhequr nga qeveria në shenjë proteste ndaj ofensivës në Falluja.
XS
SM
MD
LG