Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një delegacion senatorësh republikanë nga Shtetet e Bashkuara, qëndroi sot( e martë) për një vizitë në Kosovë, për të biseduar me zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë dhe për të takuar trupat amerikane në kampin Bondsteel. Në një komunikatë për media të Zyrës Amerikane në Prishtinë, thuhet se senatorët të udhëhequr nga senatori Gordon Smith i shtetit Oregon janë takuar me përfaqësues të UNMIK-ut, KFOR-it, me presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me përfaqësuesit e serbëve Oliver Ivanoviq dhe Dragisha Kërstoviq.
Temë diskutimesh në këto takime ishte çështja e rindërtimeve pas trazirave të marsit dhe përparimet e arritura në përmbushjen e standardeve. Në komunikatë thuhet se me presidentin Rugova senatorët diskutuan opsionet e statusit final të Kosovës dhe ritheksuan rëndësinë e krijimit të shpejtë të një qeverie të re, në mënyrë që të vazhdohet me përmbushjen e standardeve dhe marrjen e përgjegjësive. Në takim me liderët serbë senatorët theksuan se vetëm me pjesëmarrje në institucionet e Kosovës garantohet siguria dhe përparimi për serbët.
XS
SM
MD
LG