Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KABUL


Militantët afganë që po mbajnë Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj, kanë shtyrë afatin e ekzekutimit të tyre deri të mërkurën. Njëri nga militantët, Sayed Khalid Agha, u ka thënë agjencive të lajmeve se ky vendim është marrë pas kontakteve të vëna me përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe të OKB-së.
"Ata kanë thënë se do t'u përgjigjen kërkesave tona deri nesër, kështu që ne e kemi shtyrë afatin deri nesër," i ka thënë Reutersit Agha. Militantët kushtëzojnë lirimin e pengjeve me lirimin e 26 të burgosurve talibanë.
Më herët njëri nga zëdhënësit e "Ushtrisë së myslimanëve" Mullah Sabir Momin ka thënë se "pengu i parë që do ekzekutohet do jetë Shqipe Hebibi". Vendimi për dy të tjerët, sipas tij, do të merret pasi të shihet reagimi i qeverisë afgane dhe i OKB-së. Momin ka thënë se kosovarja Hebibi eshte kryesorja në mesin e pengjeve.
"Ajo ka thënë se është myslimane. Dhe myslimanët që ndihmojnë të pafetë apo amerikanët do ndëshkohen të parët", ka thënë Momin.
XS
SM
MD
LG