Rrëmbyesit e tre punonjësve të OKB-së në Afganistan, në mesin e të cilëve është edhe Shqipe Hebibi, kanë thënë se kanë arritur marrëveshje me qeverinë në Kabul, për kushtet e lirimit të tyre, pavarësisht sinjaleve nga zyrtarët afganë dhe amerikanë se përmbushja e kërkesave të militantëve është e pamundur.
"Qeveria ka premtuar lirimin e kolegëve tanë", ka deklaruar Sabir Momin, njëri nga zëdhënësit e "Armatës Myslimane".
Njëkohësisht, Behxhet Pacolli, biznesmen nga Kosova, që tash sa ditë gjendet në Kabul, ka deklaruar se është shumë optimist se tre të rrëmbyerit do të lirohen të enjten.
Zyrtarët qeveritarë në Afganistan, po ashtu kanë shfaqur shpresën për lirimin e të rrënmbyerve dhe kanë shtuar se marrëveshja për të cilën flasin rrëmbyesit nuk është e mundur.
Një gjë të tillë e ka përjashtuar edhe ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Richard Armitage, i cili ka thënë se kompromiset me kidnapuesit vetëm do të inkurajojnë rrëmbime tjera.
Ai ka refuzuar të komentojë përpjekjet për lirimin e punonjësve të OKB-së dhe ka thënë se këto cështje duhet të trajtohen në formë shumë të kujdesshme.