Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen po qëndron në Bruksel, në selinë e NATO-së dhe të BE-së. Ai ka folur sot para Këshillit të NATO-së. Jessen Petersen nuk ka dhënë deklarata për media, por burime brenda NATO_së bëjnë të ditur se ai para Këshillit të NATO_së ka folur për situatën delikate në Kosovë dhe mënyrën e përmbushjes së standardeve atje. Jessen Peterssen u ka thënë ambasadorëve të NATO-së se pjesëmarrja e serbëve në institucione është thelbësore, megjithatë me ose pa ta procesi duhet të vazhdohet.
XS
SM
MD
LG