Ndërlidhjet

FALLUXHA


Në Falluxha të Irakut po vazhdojnë edhe sot luftimet. Forcat amerikane kanë vënë nën kontroll 70 për qind të qytetit. Njoftohet se nga e hëna 11 ushtarë amerikanë dhe dy irakianë kanë humbur jetën. Njoftohet për 70 kryengritës të vrarë.
Duke folur para parlamentit britanik, kryeministri Tony Blair, ka thënë sot se shumë nga kryengritësit në Falluja janë të huaj, që nuk e kanë fare vendin në Irak.
"Dëshira e këtyre terroristëve është që të stopojnë zgjedhjet sepse e dinë se nëse do të ketë zgjedhje të lira në Bagdad, sic kishte në Afganistan, do të jetë një goditje e rëndë për ta si terroristë", ka thënë Blair para parlamentit britanik.
Autoritetet irakiane kanë vendosur orë policore edhe në Mosul, ndërkohë që nga bombat skaj rrugës në Samara dhe Tuz janë vrarë të paktën 7 policë irakianë dhe një ushtar amerikan.
Në të tjera zhvillime tre të afërm të kryeministrit irakian, kushëriri i parë me gruan dhe një anëtar i familjes janë rrëmbyer në Bagdad.
XS
SM
MD
LG