Ndërlidhjet

HAGË


Ish- presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq, ka thënë sot para Tribunalit të Hagës se është i gatshëm që të marrë në pyetje vetë dëshmitarët, duke hedhur poshtë çfarëdo roli të avokatëve të emëruar nga gjykata.
"Unë mund të marrë në pyetje vetë dëshmitarët dhe pres që mos të bëni mbi mua presion joreal. Në këtë situatë, mund të funksionojë normalisht. Por, nuk shoh kurrafrë roli për kurrfarë avokati të emëruar," ka thënë Millosheviq.
Sllobodan Millosheviq, akuzohet për krime lufte dhe gjenocid të kryer në Bosnje, Kosovë e Kroaci në luftërat e viteve 90-ta.
XS
SM
MD
LG