Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës reagoi të mërkurën pas mbledhjes së rregullt të saj, ndaj intervistimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, nga ana e Gjykatës së Hagës lidhur me veprimtarinë e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.
“Tërheqja e paraleles dhe vendosja e shenjës së barazimit për krime të luftës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e padrejtë. Bazuar edhe në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës për vlerat e luftës, Qeveria edhe njëherë vlerëson se lufta çlirimtare ishte një luftë e drejtë e popullit tonë”, thuhet në deklaratë.
Haradinaj ka biseduar sot në Prishtinë me zyrtarët e Tribunalit të Hagës, nga të cilët ka kërkuar sqarime për procedurat. Në një deklaratë me shkrim z. Haradinaj ka thënë se meqenëse nuk janë sqaruar të gjitha çështjet, bisedimet e tij me zyrtarët e Hagës do të vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG