Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, duke folur para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, të mërkuren, i kërkoi aleancës veriatlantike “të mbajë forca të mjaftueshme në Kosovë pasi që komuniteti ndërkombëtar ka hyrë në një fazë vendimtare”, dhe nënvizoi nevojën e konstituimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
“Nëse ne nuk mund të frenojmë kërcënimet potenciale për rendin dhe sigurinë në Kosovë, do të dështojmë në qëllimin tonë që të krijojmë një shoqëri të qëndrueshme dhe shumetnike për të ardhmen”, ka thënë Jessen-Petersen, para Këshillit Veri-Atlantik ku përfaqësohen të gjithë ambsadorët e vendeve anëtare të NATO-s.
XS
SM
MD
LG