Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat ka vdekur në moshën 75 vjeçare në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Francës, ku gjendej i shtrirë prej 29 tetorit.
Me të dëgjuar lajmin, palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dolën në rrugë me flamuj palestinezë dhe fotografi të Arafatit.
Bashkëpunëtori i tij i ngushtë Yasser Abed Rabbo e shprehu pikëllimin e palestinezëve.
"Populli palestinez, me humbjen e liderit Yasser Arafat, ndjen se ka obligim ta nderojë si themelues të lëvizjes kombëtare palestineze, si njeriun më të madh në historinë moderne, i cili dha jetën për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tij", tha Rabbo.
Në Ramallah, në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, njëzërit u zgjodh Mahmoud Abbas, ndërsa në të gjitha territoret palestineze u shpallën 40 ditë zie.
Pasdite, kryetari i parlamentit Rauhi Fattouh pritet të bëjë betimin në detyrën e presidentit të përkohshëm të Autoritetit Palestinez në 60 ditët e ardhshme deri në zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG