Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se vdekja e Arafatit mund të paraqesë kthesë në Lindjen e mesme. Sharon tha se Izraeli pa vonuar do t'i vazhdojë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes politike me palestinezët.
Duke i shprehur ngushëllimet e popullit amerikan, presidenti George Bush shfaqi shpresën se e ardhmja do të sjellë paqe dhe plotësimin e aspiratave të popullit palestinez për krijimin e Palestinës së pavarur e demokratike, në paqe me fqinjët e saj.
Edhe kryeministri britanik Tony Blair ka shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së Arafatit dhe ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme duhet të bëhet prioriteti më i madh i bashkësisë ndërkomëbtare.
Presidenti i Francës Jacques Chirac tha se Arafati ka qenë njeri i guximit dhe bindjes, që e mishëroi luftën e palestinezëve për shtetin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG