Ideja e pavarësisë së Kosovës është e papranueshme dhe ajo paraqet kërcënim për sigurinë e Evropës, i ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë takimit të sotëm në Moskë. Lavrov nga ana e tij ka deklaruar për mediat se interesat e Serbisë duhen marrë parasysh.
"Ne nënvizuam rëndësinë e vazhdimit të punës rreth Kosovës në Grupin e Kontaktit, ku me pjesëmarrjen e Rusisë do të arrijmë një zgjidhje bazuar në vendimet e Këshillit të Sigurimit dhe që merr plotësisht parasysh interesat e popullisë serbe dhe asaj jo-shqiptare në Kosovë", tha Lavrov.
Tadic gjendet në Moskë për një vizitë tre ditore së bashku me Patriarakun serb Pavle.