Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani do të ndërpresë nga 22 nëntori për një periudhë të pacaktuar kohe programet që lidhen me prodhimin e uraniumit të pasuruar.
Sipas zyrtarëve iranianë kjo është rezultat i marrëveshjes me treshen evropiane të përbërë nga Britania, Franca dhe Gjermania.
Teherani ka theksuar se programet e veta bërthamore janë për qëllime paqësore, derisa Uashingtoni e ka akuzuar se synon të prodhojë armë bërthamore.
Por Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka publikuar një raport ku nuk përjashton mundësinë e programeve të fshehta bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit.
XS
SM
MD
LG