Ndërlidhjet

BAGDAD


Agjencitë e lajmeve njoftojnë për trazira dhe luftime të reja në qytetet irakiane të Bakubës, Ramadit dhe Suajrah, derisa rezistenca e militantëve në Falluxha është e kufizuar në disa zona të izoluara.
Forcat amerikane po përdorin në Falluxha sulmet nga ajri dhe ato të artilerisë së rëndë.
"Po kontrollojmë shtëpi më shtëpi dhe me ndihmën e forcave irakiane po grumbullojmë sasi të mëdha armësh e municionesh dhe sasi jashtëzakonisht të mëdha të lëndëve shpërthyese. Ka cdo lloj armatimi", ka deklaruar gjatë ditës një nga ushtarët amerikanë në Falluxha.
XS
SM
MD
LG