Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KABUL


Militantët afganë që mbajnë të rrëmbyer Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj janë të ndarë lidhur me masat që duhet të marrin më tej lidhur me fatin e pengjeve, derisa ka kaluar afati i vënë për ekzekutimin e tyre.
Akbar Aga, që paraqitet si zëdhënës i "Ushtrisë së myslimanëve", grupi që ka marrë përsipër përgjegjësinë për rrëmbimin, ka deklaruar se grupi do takohet të martën për të vendosur për fatin e pengjeve.
Qeveria afgane kishte raportuar më parë se ndërmjetësimi ishte shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesën e mundshme në shkëmbim të pengjeve.
Kërkesa kryesore e rrëmbyesve mbetet lirimi i 26 të burgosurve talibanë.
XS
SM
MD
LG