Ndërlidhjet

MOSUL


Forcat amerikane dhe irakiane kanë nisur sot operacione në Mosul për ta pastruar qytetin nga kryengritësit që qenë aktivë në qytet javët e kaluara.
Një autombomë që shpërtheu në Falluja ka vrarë një ushtar amerikan, ndërkohë që forcat amerikane thonë se kanë vënë nën kontroll këtë qytet. Trazirat sot kanë vazhduar edhe në Bakuba.
Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka njoftuar se po heton nëse një marinës amerikan ka vrarë nga afër një kryengritës irakian të plagosur rëndë në Faluxha. Hetimet nisën pasi në një kronikë të transmetuar nga një stacion televiziv amerikan, pretendohet se marinësi vrau një person ndërsa ai ishte ende duke marrë frymë në një xhami të qytetit te Fallujase.
XS
SM
MD
LG