Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe irakiane kanë nisur sot operacione në Mosul për ta pastruar qytetin nga kryengritësit që qenë aktivë në qytet javët e kaluara.
Ushtria amerikane ka thënë se ka rimarrë kontrollin mbi pozitat kryesore të krynegritësve në Falluja, por edhe më tej ka mbetur një rezistencë e shpërndarë.
Gjenerali amerikan George Casey ka thënë se Falluja nuk do të jetë më parajsë e sigurtë për terroristët:
"Kemi zbuluar se ajo ishte parajsë e vërtetë për terroristët, ku ata kanë inskenuar operacionet, ku kanë tubuar luftëtarë të huaj nga vende të ndryshme, ku kanë montuar autombombat dhe objeket tjera shpërthyese, dhe kjo tashmë ka marrë fund", ka thënë Casey.
Ndërkohë, amabsada britanike në Bagdad ka thënë se britaniko-irakianja Margaret Hasan, që qe rrëmbyer para një muaji, ka gjasa të jetë e vdekur, bazuar në disa pamje që janë emetuar në televizionin Al Jazeera.
XS
SM
MD
LG