Ndërlidhjet

KABUL


Shqipe Hebibi dhe dy kolegët e saj nga Britania dhe Filipinet, të rrëmbyer tre javë më parë në Kabul, besohet se mbahen në rajonin e Kabulit. Kështu ka deklaruar Ministria e Brendshme afgane. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Lutfullah Mashall, ka thënë se tre pengjet mund të jenë marrë nga grabitës ordinerë dhe jo nga ndonjë fraksion i talibanëve.
Grupi i rrëmbyesve ka hequr dorë gradualisht nga kërkesat kyce, sic ishin tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani dhe lirimi i të burgosurve talibanë. Ndërkohë që nuk ka asnjë deklaratë të tyre gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG