Abdul Latif Hakimi, zëdhënës i talibanëve duke folur në një intervistë eksluzive për radion "Evropa e Lirë", ka dënuar rrëmbmin e punonjëseve të Kombeve të Bashkuara, mes të cilëve gjendet dhe Shqipe Hebibi. Hakim ka cilësuar pengmarrjen e femrave si akt kundër islamit, por ka theksuar se disa organziata humanitare në Afganistan janë të dyshimta dhe disa punonjës humanitarë të përfshirë dhe në aktivitete të tjera do ndëshkohen.
Nga ana tjetër militanët që po i mbajnë Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj kanë thënë sot se shpresojnë se negociatat e reja do kenë sukses, derisa qeveria ka thënë se po shënohet një progres gradual për lirimin e tyre.
Një nga militantët e Ushtrisë Myslimane Habib Noorzad ka thënë se negociatat janë duke vazhduar dhe ka shtuar se militantët edhe më tej shpresojnë se 26 talibanët do lirohen në këmbim të tri pengjeve.