Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u përshkuan me qasje abuzive.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Adam Ereli tha se nëse mangësitë nuk zgjidhen në periudhën pas zgjedhjeve, Uashingtoni mund të ndërmerr aksione kundër atyre që morën pjesë në mashtrimin zgjedhor.
"Shtetet e Bashkuara janë thellë të shqetësuara për zgjedhjet në Ukrainë. Ka raporte për abuzime dhe mashtrime të shumta në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. U bëjmë thirrje autoriteteve t'i pengojnë abuzimet dhe mashtrimet shtesë, si dhe t'u përmbahen përkushtimeve ndërkombëtare për demokracinë dhe të drejtat e njeriut", tha Ereli.
Edhe kreu i ekipit të vëzhguesve amerikanë, senatori Richard Lugar nga Indiana, u drejtoi fjalë të ashpra autoriteteve të Ukrainës pas zgjedhjeve.
"Tash është e qartë se programi i bashkërenduar i mashtrimeve dhe abuzimeve në ditën e zgjedhjeve, ishte miratuar ose nga udhëheqësia ose me bashkëpunimin e autoriteteve të qeverisë", tha republikani Lugar.
Vëzhguesit nga OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe grupet tjera ndërkombëtare thanë se zgjedhjet nuk i kanë përmbushur standardet demokratike.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin i ka uruar fitoren kryeministrit të Ukrainës Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG