Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KIEV


Kandidati presidencial në Ukrainë, Viktor Jushcenko, i ka bërë thirrje 100 mijë mbështetësve të tij të mblidhen në sheshin qëndror të Kievit për të protestuar ndaj rezultateve zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.
"Kërkoj nga ju që në mënyrë paqësore dhe të organizuar të fillojmë marshimin drejt parlamentit të Ukrainës. Fitore për Ukrainën! Fitore për të gjithë dhe cdo njërin nga ju!", the Jushcenko, i cili ka një qasje pro-perëndimore në politikat e tij.
Zyrtarisht fitues i zgjedhjeve në Ukrainë është Viktor Janukovic, kryeministër aktual dhe i njohur për politikat e tij pro-ruse. Protesta ka pasur dhe në qytete të tjera të Ukrainës.
Vëzhguesit e huaj, përfshi dhe ata të OSBE-së e Këshillit të Evropës, thanë se zgjedhjet nuk i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare. Presidenti rus Putin ka përshëndetur fitoren e Janukovicit.
Kryetari i Kuvendit të Ukrainës ka kërkuar që problemi të zgjidhet mes partive, pa ndërhyrje nga jashtë, duke theksuar se parlamenti duhet të marrë vendime sot, në të kundërt populli do vendosë vetë nesër.
XS
SM
MD
LG