Ndërlidhjet

KIEV


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë shpalli se kryeministri Viktor Yanukovich i ka fituar zgjedhjet presidenciale. Kreu i Komisionit Serhiy Kivalov tha se Yanukovich ka fituar 49.46% të votave, kurse liberali Viktor Yushchenko 46.61%.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se Viktor Fyodorovich Yanukovich, i lindur në 1950, kryeministër i Ukrainës, është zgjedhur president i Ukrainës", tha Kivalov.
Ndërkohë, dhjetëra mijë ithtarë të liberalit Viktor Yushchenko, për të tretën ditë me radhë vazhduan të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.
Yushchenko, tha se nuk e njeh fitoren e kryeministrit dhe bëri thirrje për grevë të përgjithshme.
"Jemi të gatshëm edhe një herë ta përsërisim rrethin e dytë, por me një Komision Zgjedhor të ndershëm. Jemi të gatshëm të përsërisim zgjedhjet nëse nuk do të ketë presion të turpshëm administrativ", u tha Yushchenko mbështetësve në Kiev.
XS
SM
MD
LG