Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta pranojnë si legjitim rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
Powell tha se raundi i dytë i zgjedhjeve dështoi t'i përmbushë standardet ndërkombëtare.
Sekretari i shtetit i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës ta respektojë vullnetin e popullit, dhe paralajmëroi se në të kundërtën, do të ketë pasoja në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka shprehur shqetësime për zhvillimet në Ukrainë, dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen.
XS
SM
MD
LG