Ndërlidhjet

PORTOROZH, SLLOVENI


Të 17 vendet anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore sot kërkuan nga autoritetet e Ukrainës që të zhvillojnë hetime lidhur me dyshimet për parregullësi në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi. Në seancën e sotme, zyrtarët e lartë të vendeve të kësaj iniciative, miratuan një rezolutë me të cilën kërkohet që të dy kandidatët, Viktor Janukoviq dhe Vikrot Jushçenko të punojnë së bashku për ta gjetur një zgjidhje paqësore. Në këtë samit dy ditësh, që pëfundoi sot në Portorozh, morën pjesë kryeministrat e Italisë dhe të Austrisë, zyrtarët e lartë të 10 anëtarëve të rinjë të Bashkimit Evropian, që u pranuan më maj të këtij viti dhe zyrtarët nga vendet e Ballkanit që shpresojnë të antarësohen në BE.
XS
SM
MD
LG