Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, u kanë bërë thirrje kosovarëve që të përqëndrohen në përmbushjen e standardeve, si prioritetin kryesor, të cilin e kërkon bashkësia ndërkombëtare nga ta, nëse dëshirojnë që vitin që vjen të nisë debati për statusin final të Kosovës.
Jaap de Hoop Scheffer dhe Javier Solana kanë diskutuar sot në Bruksel për dorëzimin e misionit ushtarak në Bosnjë e Hercegovinë, nga NATO-ja në duart e BE-së.
"Do të shohim si do të rrjedhin zhvillimet në Kosovë. KFOR-i është atje për të garantuar ambient të sigurtë", deklaroi kreu i NATO-s lidhur me qeverinë e re të Kosovës.
"Udhëheqjen politike e ka në dorë Soren Jessen-Petersen, dhe ai e gëzon mbështetjen e plotë të NATO-s", tha de Hoop Scheffer.
Mbështetjen e tillë e përsëriti edhe Solana, i cili i përsëriti dyshimet e tij lidhur me marrëveshjen, sipas së cilës, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
"Unë i kam dyshimet e mia se një person në post aq të rëndëdishëm, nëse akuzohet nga Tribunali i Hagës, nuk do të jetë personi më i mirë me të cilin mund të punohet në përmbushjen e standardeve. Kjo është një gjë për të cilën kosovarët duhet të mendohen me kujdes", tha Solana.
De Hoop Scheffer dhe Solana ripërsëritën se perspektiva e integrimeve euro-atlantike është garanca më afatgjatë për stabilitetin e Ballkanit.