Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar opozitën ukrainase që kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve. Putin gjatë ditës u takua me presidentin e Ukrainës, Leonid Kucma.
"Përsëritja e raundit të dytë të zgjedhjeve mund të dështojë gjithashtu. A do duhet të mbahen zgjedhjet edhe 50 herë, derisa partitë të marrin rezultatin e dëshiruar", tha Putin.
Kreu i opozitës ukrainase, Viktor Jushcenko, është i njohur për qëndrimin e tij pro-perëndimor, derisa kundërshtari i tij dhe njëherësh kryeministri i vendit, Janukovic, synon mardhënie sa më të ngushta me Moskën.
Presidenti amerikan ka bërë thirrje që vendet e tjera të mos përzihen në krizën e Ukrainës, por t'i lënë palët të gjejnë një zgjidhje.
XS
SM
MD
LG