Ndërlidhjet

UASHINGTON/NJU JORK


Presidenti i Steteve të Bashkuara, Xhorxh Bush e shpalli emërimin e Bernard Kerikut për udhëheqës të Departamentit për siguri të brendshme, informojnë agjencitë e lajmeve. Bernard Kerik, që ishte ndihmës i afërt i prefektit të Nju Jorkut, Rudolf Gjuliani, në këtë post do ta zëvendësoj Tom Rixhin, që para disa ditësh paraqiti dorëheqje. Ndërkaq nga Nju Jorku u bë e ditur për dorëheqjen e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, Xhon Danfort. Zoti Danfort shpjegoi se synon të kaloj më tepër kohë me familjen e tij.
XS
SM
MD
LG