Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj i vlerësoi si "spekulime" thëniet se ai ndoshta do të mund të akuzohej nga Tribunali i Hagës. Këto komente ai i bëri në një intervistë dhënë agjencisë AP, menjëherë pasi në Kuvendin e Kosovës u zgjodh kryeministër i ri. Mëtutje zoti Haradinaj, tha se "i ka plotësuar detyrat qytetare ndaj drejtësisë dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen". Ai u shpreh se nuk konsideron se "do të ngritet ndonjë rast kundër tij".
XS
SM
MD
LG