Ndërlidhjet

KIJEV


Lideri i opozitës ukrainase Viktor Yushchenko ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje dhe se familja e tij tashmë është fshehur nga frika për sigurinë e tyre.
Ndërkohë, përkrahësit e tij po vazhdojnë protestat në rrugët e Kijevit, derisa autoritetet të sqarojnë përsëritjen e raundit të zgjedhjeve presidenciale.
Kreu i OSBE-së Solomion Passy ka kërkuar sot nga zyrtarët e Ukrainës që t'u lejojnë vëzhguesve ndërkombëtarë qasje të plotë në raundin e ri presidencial. Passy u ka kërkuar 55 vendeve anëtare që të dërgojnë vëzhguesit për raundin zgjedhor të 26 dhjetorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG