Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmet e sotme të kryengritësve kanë lënë të vdekur 21 persona në tërë Irakun.
Të paktën 17 irakianë të punësuar në depo ushtarake amerikane janë vrarë në Tikrit, pasi që sulmuesit hapën zjarr në autobusat me të cilët po udhëtonin.
Në Beixhi tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane janë vrarë nga shpërthimi i një autobombe. Në Samarra, kryengritësit vranë një ushtar irakian dhe plagosën dy të tjerë.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është larguar nga Falluxha për shkaqe sigurie.
XS
SM
MD
LG