Ndërlidhjet

RIAD


12 persona kanë vdekur nga sulmi i militantëve mbi Konsulatën e Shteteve të Bashkuara në qytetin saudit Jedah. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite thanë se tre sulmues janë vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar gjatë luftimit. Janë vrarë edhe katër pjesëtarë të forcave saudite. Asnjë amerikan nuk është i lënduar. Stafi lokal i konsullatës ka thënë se janë mbajtur mbi një orë peng nga militantët.
Në Uashington presidenti George Bush tha se incidenti na bën të kujtojmë luftën ndaj terrorizmit: "Sulmet në Arabinë Saudite na rikujtojnë se terroristët janë në lëvizje. Ata janë të interesuar që të godasin vullnetin e vendeve të lira. Ata dëshirojnë që ne ta lëmë Arabinë Saudite e Irakun", ka thënë Bush. Mbetet e paqartë se kush është përgjegjës për incidentin.
XS
SM
MD
LG