Ndërlidhjet

KIJEV


Kryeministri i Ukrainës Viktor Yanukovich është zotuar sot se do të garojë në raundin zgjedhor presidencial të 26 dhjetorit, pavarësisht nga sic ka thënë ai presionet për t'u tërhequr.
Yanukovich, fitorja e të cilit është anuluar nga Gjykata Supreme për shkak të manipulimeve në zgjedhje, ka thënë se është i bindur se do të fitojë.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka arritur në Kijev për të marrë pjesë si ndërmjetësues në bisedimet e reja.
Presidenti rus Vladimir Putin, ndërkaq ka thënë sot se ndërmjetësuesit nuk duhet të ushtrojnë trysni ndaj Ukrainës:
"Vetë populli, në çdo vend, dhe natyrisht kjo aplikohet tërësisht në Ukrainë, vendos për fatin e tyre. Dikush mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit, por jo edhe të pengojë ose ushtrojë presion", ka thënë Putin.
XS
SM
MD
LG