Ndërlidhjet

UASHINGTON


Mbreti Abdullah i Jordanisë ka thënë se Irani po mundohet që të ndikojë në zgjedhjet e 30 janarit në Irak, duke i dërguar mijëra iranianë në Irak për të votuar dhe duke derdhur sasi të mëdha parash në vend. Abdullah tha për Uashington Postin se është në interes të Iranit që Iraku të jetë republikë islamike.
Ndërkohë, Uashingtoni dhe Moska vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme rreth zgjedhjeve në Irak. Presidenti Bush sërish është shprehur i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 janar. Ndërkaq, homogu i tij rus Vlladimir Putin ka thënë se nuk mund të imagjinojë mbajtjen e zgjedhjeve, sic ka thënë ai në një vend të "okupuar nga trupat e huaj".
XS
SM
MD
LG