Ndërlidhjet

KIEV


Lideri i opozitës në Ukrainë Viktor Yushchenko i falënderoi mijëra mbështetësit e tij për protestat që i bënë kundër mashtrimeve në zgjedhjet presidenciale.
Yushchenko i tha turrmës se gjatë 17 ditëve të protestave, ukrainasit "fituan vend të ri" dhe kuptuan se janë "komb evropian". Ai gjithashtu falënderoi policinë dhe ushtrinë për mospërdorimin e forcës kundër protestuesve.
Më parë, Parlamenti i Ukrainës me shumicë votash i miratoi ndryshimet kushtetuese dhe zgjodhi Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të kompromiseve për t'i dhënë fund krizës së zgjedhjeve presidenciale.
Vendimi i parlamentit u përshëndet nga sekretari amerikan i shtetit Colin Powell dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana.
XS
SM
MD
LG