Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka deklaruar se Qeveria e Britanisë ka shprehur përkrahjen për institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike. Jessen Petersen e bëri këtë deklaratë pas takimit me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Jessen Petersen, gjithashtu, ka shprehur bindjen e tij se në të ardhmen, vizitat e tij në qendrat ndërkombëtare do t'i bëjë së bashku me përfaqësuesit e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që, siç tha ai, komuniteti ndërkombëtar të njoftohet për së afërmi me zhvillimet që do ta çojnë Kosovën drejt mesit të vitit 2005, për kur edhe janë paralajmëruar bisedimet për definimin e statusit përfundimtar të saj.
XS
SM
MD
LG