Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka kërkuar sot në Tiranë, "që t'u jepet fund luftërave me karakter etnik", pasi qe "me dekada Ballkani është karakterizuar nga konfliktet dhe spastrimet etnike". Mojsiu i bëri këto komente në hapjen e samitit rajonal mbi dialogun ndëretnik dhe ndërfetar, në të cilin po marrin pjesë disa prej drejtuesve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit.
"Sfida përmes demokracisë, forcimi i dialogut, tolerancës, mirëkuptimit dhe i paqes do t'u shërbejnë interesave te rajonit", ka theksuar Moisiu.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, ka nënvizuar shembullin e Shqipërisë ku bashkëjetojnë disa fe dhe minoritete.
Samiti organizohet nga Presidenti Moisiu dhe Drejtori i Pergjithshem i UNESCO-s, Koiçiro Macura.
XS
SM
MD
LG