Ndërlidhjet

BAGDAD


Politikant shiitë kanë njoftuar sot se 228 kandidatë nga radhët e tyre do të garojnë në zgjedhjet e 30 janarit. Shiitët garojnë nën ombrellën Aleanca e Bashkuar e Irakut, e cila ka përkrahjen edhe të klerikut kryesor shiit Ajatollah Ali al Sistanit.
Derisa në Irak dhuna është e vazhdueshme, sekretari amerikan i shtetit Colin Poëell është shprehur sot i vendosur në luftimin e kryengritësve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të qeta :
"Ne do të vazhdojmë të lëvizim përpara dhe t'i sjellim kryngritësit në atë pikë, sa që populli i Irakut të ndjehet i lirë për të shkuar në vendvotimet e tyre në fund të janarit", ka thënë Poëell.
Ministrat e jashtëm të NATO-s janë pajtuar sot që të zgjerojnë misionin trajnues në Irak nga 60 në 300 anëtarë.
XS
SM
MD
LG