Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria e ka ftuar sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell që ta vizitoj Tiranën në maj të vitit të ardhshëm kur mbahet samiti i tri vendeve Ballkanike, që së bashku po përpiqen që të anëtarësohen në Nato, ka kumtuar sot ministria e punëve të jashtme e Shqipërisë. Zoti Powell, i cili gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan Bush, nuk do të jetë në postin e sekretarit të shtetit, ka luajtur rol të rëndësishëm në nismën e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, sipas së cilës Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia po zhvillojnë një strategji të përbashkët ushtarake dhe bashkëpunim rajonal me qëllim të anëtarësimit eventual në Nato.
XS
SM
MD
LG