Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zgjedhja e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës është plotësisht e papranueshme, dhe me të "nuk mund të ketë bashkëpunim", por Serbia "nuk guxon të refuzojë pjesëmarrjen në dialogun me institucionet e përkohshme të Kosovës", ka thënë presidenti i Serbisë Boris Tadiq.
Zyra për informim e presidencës serbe njofton se në bisedën me drejtorin politik të ministrisë së jashtme britanike John Soyers, Tadiq të ketë thënë se dialogu i Serbisë me institucionet e Kosovës është mënyra e vetme që Serbia t'i mbrojë interesat kombëtare të shtetit dhe të qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Tadiq ka thënë se kur bëhet fjalë për Haradinajn, bashkësia ndërkombëtare dhe Tribunali i Hagës "duhet t'i përmbushin obligimet e veta", ndërsa ka përsëritur se pavarësia e Kosovës është e papranueshme.
Presidenti serb gjithashtu e ka theksuar nevojën e decentralizimit sa më të shpejtë të Kosovës, si dhe ngritjen e institucioneve të njohura ndërkombëtarisht të serbëve në polici, gjyqësi, shëndetësi dhe arsim.
XS
SM
MD
LG