Ndërlidhjet

VJENË


Mjekët në Vjenë thanë se sëmundja misterioze e kandidatit për president të Ukrainës Viktor Yushchenko është shkaktuar nga helmimi me dioksinë.
"Pasi kemi kompletuar ekzaminimet tona, që i kemi kryer në 24 orët e fundit, sic kemi kryer edhe analizat e ndryshme të gjakut, nuk ka dyshim se ai eshte helmuar me dikosinë", ka thënë Dr. Mihajl Cimpfer, drejtori i klinikës private Rudolfinerhaus.
Është e paqartë nëse helmimi ishte i qëllimshëm. Mjekët dyshojnë se në helmimin ka qenë i përfshirë një person tjetër.
Yushchenko, që u sëmurë në shtator, ka akuzuar autoritetet se janë përpjekur ta helmojnë, cfarë ka shkaktuar dhe shpërfytyrimin e tij fizik.
XS
SM
MD
LG