Ndërlidhjet

BAGDAD


Një polic irakien është vrarë sot në qytetin Yethreb në veri të Bagdadit, ndërsa raportohet për një ushtar amerikan të vrarë në provincën Anbar.
Po sot, një automjet shpërtheu në qytetin verior Arbil, por nuk ka njoftime për viktima.
Nga Samarra njoftohet për rrëmbimin e një drejtuesi të Kompanisë Veriore të Naftës, për të cilin u tha se ishte rrëmbyer nga 10 persona të armatosur.
Ndërkohë, zyrtarët e zgjedhjeve në Irak thanë se për zgjedhjet e 30 janarit kanë aplikuar kandidatë nga 70 parti politike.
XS
SM
MD
LG