Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 7 irakianë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një autobombe, në hyrje të Zonës së Gjelbër në Bagdad, ku është e vendosur qeveria irakiane dhe ambasadat e huaja.
Më herët, ushtria amerikane tha se 7 marinsa amerikanë janë vrarë në dy incidente të ndara në provincën e Anbarit. Aeroplanë amerikanë kanë vazhduar të sulmojnë sot Fallujanë, që gjendet në këtë provincë, pasi që kryengritësit kanë sulmuar forcat amerikane.
Sot, ndërkaq, mbushet plot një vit nga kapja e diktatorit irakian Sadam Hysein.
XS
SM
MD
LG