Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë sot në orët e mëngjesit, u vra së paku një person dhe u plagosën 12 të tjerë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ky sulm u bë në afërsi të së ashtuquajturës "zone e gjelbër" në Bagdad, ku janë të vendosura zyrat e qeverisë së Irakut dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara. Nga një sulm i ngjashëm, në këtë hapësirë në Bagdad, dje u vranë së paku 7 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Prej zhvillimeve të tjera në Irak veçohet edhe lajmi se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar për vrasjen e djeshme të dy pjesëtarëve të saj. Agjencitë e lajmeve raportojnë se gjatë tri ditëve të fundit në Irak u vranë së paku 10 ushtarë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG