Ndërlidhjet

MITROVICË


Një Gjykatë ndërkombëtare në veri të Mitrovicës ka dënuar Dejan Mihajloviqin nga Novosella e Vushtrrisë me 15 vjet burg, nën akuzat se ka vrarë dhe plagosur disa shqiptarë në vitin 1999. Pas një gjykimi tremujor, përfaqësuesi i panelit tre anëtarësh, gjykatësi Frederik Egonda ka thënë se Mihajloviq është përgjegjës për vdekjen e Behar, Naip dhe Hasan Rashicës, si dhe plagosjen e të afërmve të tyre Sadik dhe Azem Rashices më 16 prill të vitit 1999 në fshatin Studime e Epërme të Vushtrrisë.
Dejan Mihjalloviq, pjesëtar i Shërbimti Policor të Kosovës është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.
XS
SM
MD
LG