Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka nderuar me medalje më të larta të lirisë tre ish ndihmës të tij politikë.
Ai nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ish drejtorin e CIA-së George Tenet, gjeneralin e pensionuar Tommy Franks, i cili ka udhëhequr invazionin në Afganistan dhe Irak dhe Paul Bremerin ish- administratorin e Irakut.
Por, Bush nuk ka përmendur kontradiktat që kanë shënuar punën e tyre.
Tenet është kritikuar për dështimin e CIA-së në sulmet e 11 shtatorit, dhe deklaratave se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë. Franks u kritikua se nuk kërkoi trupa të mjaftueshme për të siguruar Irakun dhe Bremer u kritikua për vendimin e tij për shpërbërjen e ushtrisë irakiane.
XS
SM
MD
LG