Ndërlidhjet

ATHINË


Dy personat e armatosur që e rrëmbyen autobusin me 26 udhëtarë në Athinë, kanë kërkuar 1 milion dollarë dhe një aeroplan për të fluturuar në Rusi.
Qindra oficerë të policisë dhe të forcave speciale greke janë vendosur për rreth automjetit, ndërsa njëri nga pengjët tha se rrëmbyesit kanë eksploziv.
Pas vizitës në vendin e ngjarjes që e bëri ambasadori i Shqipërisë, dhe pas bisedave telefonike të ministrave të rendit të Greqisë dhe Shqipërisë, një zyrtar i lartë i policisë i tha agjencisë Reuters se autoritetet besojnë që rrëmbyesit të jenë shqiptarë, dhe i hodhi poshtë sugjerimet se mund të jenë rusë.
"Përderisa nuk ua shohim pasaportat, nuk mund të jemi qind për qind të sigurtë, por tani operojmë me besimin se ata janë nga Shqipëria", tha zyrtari.
Automjeti u rrëmbye në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa deri tash janë liruar 7 persona.
Drama me pengjët e detyroi kryeministrin grek Costas Karamanlis të shtyjë për një ditë udhëtimin në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
XS
SM
MD
LG