Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak sot është dita e fundit e regjistrimit të partive për zgjedhjet e 30 janarit.
Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se janë paraqitur 70 parti dhe 9 koalicione për 275 vendet e Asamblesë Kombëtare, e cila do ta hartojë kushtetutën dhe do të zgjedhë qeverinë e re.
"Në këtë situatë dhe në prag të fillimit të një epoke të re në Irak, ne e shpallim pjesëmarrjen tonë në procesin demokratik, tha në Bagdad kryeministri i përkohshëm Iyad Allawi.
Në zhvillime tjera, ministri i Mbrojtjes Hazem Shaalan sot i akuzoi Iranin dhe Sirinë për orkestrimin e sulmeve terroriste në Irak.
Shaalan pohoi se terrorizmi në Irak është orkestruar nga shërbimet e kundërzbulimit të Iranit dhe Sirisë, të cilat e koordinojnë kryengritjen me Abu Musab al-Zarqawi, që kërkohet për sulme të shumta, rrëmbime dhe ekzekutime në Irak.
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit Abdollah Ramazazandeh i quajti akzat "propagandë".
XS
SM
MD
LG